Live

Në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj tri grave, arrestohet gjakovari

10:29 / 14 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike tri grave.

Sipas policisë, pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua