Live

Në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Madridit, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

18:19 / 28 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është arrestuar sot në Durrës me qëllim ekstradimin.

I. M. ishte akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 28.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas Kodit Penal të Spanjës. Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim.

Shpërndaje në

U Kopjua