Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se për herë të parë u realizua transplantimi i meniskut tek një pacient 30-vjeçar, të cilit më parë i ishte kryer meniskektomi totale e meniskut medial.
Nga Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se operacionin e kreu Alan Andonvski, me asistentë Doksevska, Ismail Veliu, Teodora Bozhinovska dhe Gjoreski, transmeton Klankosova.tv
“Operacionin e kreu doc. dr. Alan Andonovski, ndërsa pjesë e ekipit ishin: asistente dr. Milena Bogoevska Doksevska, dr. Ismail Veliu, dr. Teodora Bozhinovska, dr. Miki Gjoreski, infermieret Biljana Trojanoviq, Sanja Todorovska, Kostadinka Vukoviq dhe sanitare Irena Galevska. Ekipi i anesteziologjisë përbëhej nga dr. Miki Filev dhe motrat Zllata Apostoloska dhe Gordana Zaharijeva”, shtojnë nga MSH.