Live

Nëntë persona lëndohen nga një aksident mes dy veturave në Kopiliq të Skenderajt

15:19 / 28 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”.

Shpërndaje në

U Kopjua