Vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, ku janë shpallur dy finalistët e parë, Rozana dhe Laerti.
Dy të tjerë do të shpallen të shtunën, ndërsa një prej konkurrentëve, Gjesti, ka marrë një mbështetje të madhe nga publiku, i cili e konsideron si fitues të mundshëm.
Një reagim i fundit ka ardhur nga këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blero Muharremi.
Në një postim në InstaStory, artisti shqiptar ka shprehur mbështetje për Gjestin dhe ka lënë një mesazh intrigues:
“Nëse ky nuk fiton, atëherë kam diçka për t’iu thënë të gjithëve. Pritni”.