Nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ta bëjnë edhe një përpjekje për ta votuar Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit.
Edhe në seancën e kaluar, që u mbajt të dielën dështoi formimi i Komisionit për votimin e fshehtë, ku partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar nuk dërguan përfaqësuesit e tyre në këtë komision, duke kundërshtuar kështu fuqishëm këtë formë votimi, tashmë për të pestën herë.
Derisa, PDK, LDK e AAK po ashtu po e kundërshtojnë në vazhdimësi emrin e Albulena Haxhiut, tashmë për herën e gjashtë.
Nesër mbetet të shihet nëse do të del “tym i bardhë” nga Kuvendi, duke arritur kështu përfundimisht të pëmbyllet kjo sagë, njofton Klankosova.tv.
Me këtë, për ta tejkaluar “ngërçin” politik, presidentja Vjosa Osmani, ka thirrur takim konsultativ me liderët e partive politike.
Ky takim pritet të mbahet më 15 maj.