Live

Nesër nga ora 16:00 fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike

23:38 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025, do të fillojë më 26 shkurt, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai shtoi se më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352.

Shpërndaje në

U Kopjua