Live

Nga “hajvana” te “nomadë”, Kurti s’e ndal gjuhën përçmuese ndaj ‘opozitës’

12:32 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili është edhe deputet dhe kryeministër në detyrë, ka folur sot për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv

Edhe këtë herë, ai vazhdoi me cilësime ndaj deputetët e ish partive opozitare, të cilët nuk po e pranojnë procesin e votimit të fshehtë – duke i quajtur “nomadë”, pasi  sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se Kurti i ka quajtur “hajvana” partitë opozitare në orët e para të 10 shkurtit pasi kishte marrë vesh se dolën të parët.

Shpërndaje në

U Kopjua