Live

Nga zjarri në Lipjan digjen dy depo

11:11 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Dy depo janë përfshirë nga zjarri të hënën rreth orës 16:26 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të zjarrfikësve.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”.“Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy depo të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Shpërndaje në

U Kopjua