Live

“Ngërçi do të zgjasë deri pranverën e ardhshme” – A ka shpresa për konstituim të Kuvendit?

08:42 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një shtet pa Kuvend funksionale, dhe qytetarë të lënë peng të një bllokade që po zgjat me muaj të tërë.

Sot tentohet për herë të 45-të për konstituimin e parlamentit, transmeton Klankosova.tv.

Por çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura? A po bëhen pazare në prag të zgjedhjeve lokale?

Për këto dhe më të tjera, në “Ora Shtatë” folën politologu Argjend Zejnaj, opinionisti Agon Hana dhe gazetari Ardian Gaxheri.

Zejnaj thotë se partia fituese e zgjedhje të 9 shkurtit nuk lejon të bëhen pazare, pasi sipas tij, ajo po ushtron presion ndaj partive të tjera duke mbajtur Kuvendin në ngërç.

“S’e besoj që partia e parë që po e mban në ngërç Kuvendin iu jep mundësi me bë pazare edhe në nivel lokal. Unë besoj të kundërtën, që këtë ngërçin në nivel qendror është duke e mbajtur për me i bë presion komunave dhe partive të tjera edhe në zgjedhjet lokale, mos qoftë duke u përgatitur me i shpallë të dyja dh me i mbajt të dyja në të njëjtën ditë, gjë që do ishte e rrezikshme, për shkak të kontaminimit të këtij procesi zgjedhor”, tha Zejnaj.

Ndryshe, Hana thotë se bllokimi i institucionit legjislativ nuk do të zgjidhet deri në pranverën e ardhshme.

“Unë mendoj se kjo do të zgjat deri në pranverën e ardhshme, nuk mendoj se do të ketë ndonjë planifikim, dhe ai për vete nuk ka nevojë që ta konsolidu për shkak se e ka pushtetin 100%, kërkesën që e ka bë 70% tash e ka 100%, është pushtet autoritar, anarkist”, tha Hana.

Nga ana tjetër, gazetari Gaxheri thotë se kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu do të duhej të tërhiqej vetë, përderisa emri i saj nuk po i merr votat.

“Shihet se s’ka ndershmëri te ajo”, thotë tutje Gaxheri.

Shpërndaje në

U Kopjua