Live

Ngërçi politik: Nyja kuvendare (s’)ka zgjidhje kushtetuese? (VIDEO)

21:20 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Afatit po i vjen fundi, por situata s’dihet a do të ndryshoj.

Kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë kohë që kuvendi të vendos për fatin e konstituimit, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që duhet kryer deri më 26 korrik.

Për hapat e mëtejmë pas të shttunës, këtij institucioni të martën iu drejtua presidentja e vendit, Vjosa Osmani. E një nga opsionet që u përmendën këto ditë ishte edhe mundësia që lëvizjes Vetevëndosjes si fituese, t`i merret e drejta për të propozuar shefin e parlamentit.

Por, dikush që e monitoron Kuvendin, mendon se kjo zor se ndodh.

Edhe opsioni që Kushtetuesja t`i drejtohet Prokurorise sikur në rastin e mosrepektimit të vendimit për tokën e Manastirit të Deçanit, po shihet jo real nga juristi, Hasan Shala,.

Sipas tij, afati 1 mujor nuk vlen për zyrtarizimin e legjislaturës së nëntë, por për tjetërgjë.

Por, sipas monitoruesit Cakolli, presioni ndaj ligjvënësve për konstituim mund të shtohet në një tjetër formë.

Anise ky beson se nuk do të ketë më seanca, për Shalën të tillat do të vazhdojnë cdo 48 orë edhe pas së shtunës.

Shpërndaje në

U Kopjua