Live

Ngjarje e rëndë në Berat, i riu plagos me thikë 85-vjeçarin

21:24 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një plagosje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në lagjen Çelepias të Beratit.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin T. B., 85 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital, teksa shërbimet e policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Shpërndaje në

U Kopjua