Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin psikiatrik në Tiranë, ku një paciente 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente të tjera.
Të dyja pacientet morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe, e cila është paciente në spitalin psikiatrik. Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, ku A. K. ka goditur me një send të fortë dy paciente të tjera. Të dyja pacientet morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.