Live

Ngritet aktakuzë për shembjen e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad

16:04 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ngriti aktakuzë për lëshimet që çuan në shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 perosna.

Aktakuza u ngrit kundër menaxheres së zhvillimit të investimeve në kompaninë “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë”, Sllobodanka K., kryetarit të Komisionit për Inspektimin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, Millutin S., dhe anëtares së këtij komisioni, Bilana K.

“Aktakuza u ngrit në lidhje me kryerjen e veprave penale me elemente korruptive, të cilat kanë rezultuar me shembjen e strehës”, tha kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Nenad Stefanoviq.

Ai tha se ka dyshime të arsyeshme se lëshimet e tyre, lidhen me shkakun e tragjedisë.

Prej se ka ndodhur ky incident, studentët në Serbi kanë organizuar protesta dhe bllokada masive në disa qytete të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për rastin, raporton REL.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, ashtu si edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriq.

Shpërndaje në

U Kopjua