Live

Ngritja e çmimit – PDK e OEK kundër shtrenjtimit të rrymës (VIDEO)

14:13 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Paraditen e sotme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një konferencë për media, ku deputeti dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Ferat Shala, ka shprehur shqetësimet lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Shala tha se kjo është hera e tretë që ndodh një rritje e tillë që nga ardhja në pushtet e qeverisë Kurti në vitin 2021.

Ai e cilësoi vendimin si të papranueshëm dhe diskriminues, pasi sipas tij, siç është raportuar rritja e çmimit nuk e përfshin të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, por përjashton katër komunat veriore.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Oda Ekonomike e Kosovës, e cila përmes një konference për media ka kërkuar që hyrja në fuqi e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë të shtyhet për të paktën një vit.

Shpërndaje në

U Kopjua