Live

Nipi i ish-kancelarit gjerman Kohl bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

16:03 / 27 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një fjalim të Johannes, nipit të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl.

Ai në këtë fjalim të mbajtur në Bundestag, ka bërë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE, përcjell Klankosova.tv.

Ajeti përmes një postimi në Facebook e ka falënderuar atë, derisa fjalimin e ka konsideruar si të jashtëzakonshëm.

“Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, me rastin e votimit për zgjatjen e misionit të Bundesëehr-it në Kosovë”.

“Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ai.

Shpërndaje në

U Kopjua