Live

Nis ceremonia e funeralit të Papa Françeskut

10:30 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Mesha e varrimit të Papa Françeskut ka filluar me dëgjimin e antifonit hyrës.

Kjo është një përzgjedhje e vargjeve të psalmeve ose pjesëve të shkrimeve të shenjta që këndohen ose recitohen tradicionalisht.

Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes po udhëhiqet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re.

91-vjeçari italian u shugurua në Dioqezën e Breshias në vitin 1957. Në vitin 2001, Papa Gjon Pali II e shpalli atë kardinal. 

Në këtë funeral është raportuar se po marrin pjesë rreth 250 mijë persona.

Shpërndaje në

U Kopjua