Live

Nis procesi i votimit në Primaret e PD-së, kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet

10:38 / 01 Mars 2025

Nga Kosova Live

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet primare në 12 qarqet e vendit, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Votimi ka filluar në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Procesi është “një anëtar, një votë”, dhe kandidatët janë të organizuar sipas qarqeve, raporton Euronews.al

Në total, 289 kandidatë po garojnë për 187 vende në listën e Partisë Demokratike, e cila përfshin si listën e hapur ashtu edhe atë të mbyllur.

Shpërndaje në

U Kopjua