Ka nisur vazhdimi i seancës së 11-të konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Sot pritet propozimi për kryetar të Kuvendit, derisa VV-ja vazhdon të insistojë që për këtë post është e denjë Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
Por, Haxhiu ka dështuar gjashtë herë t’i marrë votat për t’u ulur në karrigen kryesore të organit legjislativ.
Tashmë po bëhen gati tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, dhe Kosova ende është pa institucionet e saj.