Ka nisur seanca e 50-të, tentim ky i radhës për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Ani pse gjatë fundjavës kryetari i VV-së, Albin Kurti u takua me Fatmir Limajn e Nismës, për të gjetur një zgjidhje të këtij ngërçi, sipas raportimeve as bashkëbisedimi i tyre nuk solli gjë në dritë, transmeton Klankosova.tv.
Edhe deklaratat e deputetëve të zgjedhur lënë për të kuptuar se as sot s’do ketë funksionalizim të parlamentit.
Gjithsesi, gjithçka kuptohet për pak minuta.