Live

“Një ditë mund të kemi një qeveri dhe ministër IA”, thotë Rama

14:39 / 18 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe startup-eve në qytetin e Beratit.

Ai vuri theksin te përdorimi me efikasitet i inteligjencës artificiale dhe krijimin e infrastrukturës digjitale për të parandaluar sulmet e mundshme kibernetike.

Rama theksoi se Shqipëria i ka kapacitete e saj, si dornët dhe satelitët për të kontrolluar territorin, por i mungon sistemi për përpunimin e informacionit në kohë reale.

“Ne kemi dronët, që i kemi marrë për të kontrolluar vendin tonë, ne kemi satelitët. Ajo që na mungon është një sistem informacioni që të përpunohet në kohë reale. Nuk ka nevojë për inspektor në territor. Me atë sistem mund të marrim në kohë reale të dhënat dhe me IA të sjell 1, 2, 3, 4 dhe kjo mund të bëhet…”, tha Rama.

Gjatë diskutimit me përfaqësues të teknologjisë, Rama shkoi shumë larg duke thë se qeveria ose ministrat mund të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.

Gjithsesi, ai pohoi se ky nuk është synimi i Shqipërisë, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Klankosova.tv.

“Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh IA, ministrin mund ta kesh IA, s’ka as kushërinj për të futur në punë. Nuk mund të them që ky është synimi ynë, por është e pafundme kjo botë”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua