Live

Një i vdekur dhe dy të lënduar pas aksidentit në rrugën Prishtinë-Gjilan, Policia jep detaje

13:54 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një person ka humbur jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse, dy të lënduarit e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua