Live

Një i vdekur nga aksidenti në Sekiraçë, katër të lënduar

15:19 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur dhe katër kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Sekiraçë të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori.

Ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Shpërndaje në

U Kopjua