Një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë në spital pas një incidenti me të shtëna në një kampus universitar në Floridë.
Nga të lënduarit, një thuhet se është në gjendje kritike, sipas një spitali lokal, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Edicioni amerikan i “Sky News” ka raportuar se deri më tani ka së paku një të vdekur, duke cituar zyrtarë të zbatimit të ligjit.
Zyrtarët kanë ndaluar një person në lidhje me të shtënat në kampusin e Universitetit Shtetëror të Floridës në Tallahassee, ka thënë një zëdhënës policie në Tallahassee.
Videot e publikuara në rrjete sociale shfaqën njerëz duke vrapuar përmes trafikut, duke ikur nga vendi i ngjarjes, gjatë kohës së të shtënave.
Në këtë incident raportohet të ketë intervenuar edhe FBI.