Live

Një nga gjuhët më të vjetra indo-evropiane/ Studimi shkencor: Gjuha shqipe 6000 vjeçare

11:10 / 01 Gusht 2023

Nga Kosova Live

Gjuha shqipe rezulton të jetë folur të paktën 6000 vjet më parë. Kështu thuhet në një artikull të fundit shkencor të “Science”, përmes përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë gjuhën shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Nga të dhënat e grumbulluara vërtetohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende.

Sipas këtij artikulli, kërkimet e kryera kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmojnë lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.

Madje theksohet se studiuesit kanë kryer edhe studime të ADN-së dhe kanë verifikuar se popullsia shqiptare është autoktone dhe shumë e lashtë në këto troje.

Të dy studimet janë plotësuese dhe përforcojnë njëra-tjetrën, duke vërtetuar përfundimisht shkencërisht se si populli shqiptar ashtu edhe gjuha shqipe janë autoktone të këtyre trojeve.

Shpërndaje në

U Kopjua