Live

Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli

18:55 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një person është gjetur i vdekur në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.

Nga kompania kanë konfirmuar se i ndjeri ishte punëtor i sigurimit fizik, kompanisë të kontraktuar për shërbime të sigurisë.

“Lidhur me interesimin tuaj, ju konfirmojmë se sot një punëtor i kompanisë së sigurimit fizik që është e kontraktuar nga NewCo Ferronikeli për shërbime të sigurisë, pas perfundimit të orarit të punës në dalje e sipër nga kompleksi, ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje në

U Kopjua