Një person ka vdekur edhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti në Mannheim të Gjermanisë, pasi një person e ka përplasur makinën në një turmë njerëzish.
Zyrtarët kanë thënë se është e paqartë nëse në sulm janë të përfshirë persona tjerë, ndërsa policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpi.
Incidenti ka ndodhur teksa turma njerëzish janë mbledhur në landet perëndimore të Gjermanisë, për të mbajtur paradat që shënojnë sezonin e karnevaleve.
Mediat lokale kanë raportuar se një makinë e zezë është nisur me shpejtësi të madhe drejt një grupi njerëzish, të cilit ishin nisur prej sheshit Paradeplatz drejt një zone historike të qytetit.
Siguria është bërë shqetësuese në Gjermani, pas një morie sulmesh që kanë ndodhur në javët e fundit, përfshirë sulmet vdekjeprurëse me makina drejt turmave në dhjetor në Magdeburg dhe në Munih një muaj më parë, ashtu sikurse sulmi me thikë në Manhajm, në maj të vitit 2024.
Policia është në gjendje alarmi në periudhën e mbajtjes së paradave të këtij viti, pas në disa llogari në rrjetet sociale, të lidhura me grupin ekstremist Shteti Islamik, janë bërë thirrje për sulme në organizimet në Këln dhe Nuremberg.