Live

Një person në Mitrovicë plagoset aksidentalisht, arrestohet i dyshuari

10:29 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person në Mitrovicë është plagosur aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një revole me 41 fishekë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë 18.04.2025-23:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK.

Shpërndaje në

U Kopjua