Live

Një person vdes pasi rrokulliset me motor në oborrin e shtëpisë në Drenas

18:44 / 22 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shalë të Drenasit.

Si pasojë e një vetaksidenti, një person ka vdekur.

Kjo u konfirmua nga Policia e Kosovës.

“Një person në oborrin e shtëpisë së tij është rrokullisur me motor“, deklaruan nga policia.

I njëjti është dërguar në Qendren e Mjekësisë Urgjente në Komoran, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet

Shpërndaje në

U Kopjua