Live

Një prej deputeteve më të votuara në PDK, Sara Jashari rrëfen emocionet (VIDEO)

12:52 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, deklaroi se ishte befasi të jetë njëra ndër gratë më të votuara në PDK.

Siç u shpreh në emisionin Ora 7 në Klan Kosova, për të ky është një besim i jashtëzakonshëm, i përkthyer me përgjegjësi të madhe.

“Mua më ka shtyrë përpara qëllimi që e kam pasur për t’i përfaqësuar nevojat e qytetarëve. Historia dhe mënyra se si jam rritur unë është bërë pjesë e personalitetit tim. Unë jam rritur vazhdimisht duke më edukuar në frymën që do të vijë një ditë kur ne do të kontribuojmë për vendin dhe besoj se ky është momenti kur ne nuk mendojmë më për veten por mendojmë për vendin tonë”.

“Duke qenë që familja jonë i ka 15 anëtarë që e kanë sakrifikuar jetën e tyre për vendin, ne gjeneratat e reja mendoj që e ndjejmë si obligim të vazhdojmë rrugëtimin e tyre, fatmirësisht jo në formën e njëjtë, por përmes arsimimit, edukimit e përmes politikave të mira që mund ta drejtojmë edhe udhëheqjen e vendit tonë drejt një jete më të mirë për të gjithë ne”, deklaroi Jashari.

Tutje ajo u shpreh se gjatë seancave ndonjëherë edhe ndjen keqardhje për kryesuesin e Kuvendit, Avni Dehari, pasi siç tha, “për shkak që e kuptoj që duhet të shkojë sipas udhëzimeve që i merr nga partia e tij, por që sigurisht se unë nuk pajtohem”.

Shpërndaje në

U Kopjua