Të shtënat me armë, të cilat ndodhën në tubimin e ish-presidentit Donald Trump të shtunën pasdite, lanë të vdekur një pjesëmarrës dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.
Poashtu edhe 20-vjeçari i armatosuri u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Të tre ishin burra të rritur, tha nënkoloneli George Bivens i Policisë së Shtetit të Pensilvanisë.
“Ne kemi njoftuar një numër familjarësh, por ata nuk kanë pasur mundësi të njoftojnë familjen e gjerë,” tha ai.
Të shtënat me armë ishin “të shpërndara” dhe nuk po goditnin vetëm një vend në turmë, shtoi ai.