Pasditen e së enjtes, Papa Françesku do të vizitojë burgun Regina Celi në Romë, ku do të takohet me të burgosurit dhe do t’u dhurojë atyre një kopje të Ungjillit.
Sipas informacioneve të deritanishme, ai nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e pagëzimit që do të zhvillohet të premten.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Papa të bëjë ndonjë “surprizë”, siç ka ndodhur shpesh gjatë ditëve të fundit. Vlen të përmendet se vitet e fundit ceremonia e larjes së këmbëve është mbajtur zakonisht në burgje, ku Papa Françesku ka dashur t’u lajë këmbët të burgosurve, në një akt simbolik përulësie dhe shërbimi.