Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se një ushtar profesionist është kapur me substanca të dyshuara narkotike.
Sipas MPB-së, gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur pako me lëndë bimore të gjelbër, po ashtu është gjetur peshore digjitale para ulëses së pasagjerit.
Sendet e gjetura janë konfiskuar, ndërsa për zbardhjen e rastit është zhvilluar bisedë me tetë persona, ndërkohë i dyshuari ndodhet në procedurë disiplinore.
“Armata ka dijeni për këtë rast dhe menjëherë pas marrjes së informacionit ka nisur procedurë disiplinore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore”, thonë nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.