Një vajzë është bërë fëmija i parë në Britaninë e Madhe që lind nga transplantimi i mitrës.
Grace Davidson e cila bëri transplantin në vitin 2023, tha se lindja e vajzës së saj Amy Isabel, ishte “dhurata më e madhe që ka kërkuar ndonjëherë”.
36-vjeçarja nga veriu i Londrës, e mori mitrën e dhuruar nga motra e saj e madhe, Amy.
Kjo ishte hera e parë që procedura u krye në Britaninë e Madhe dhe lindja do t’iu japë shpresë mijëra grave të lindura pa mitër – si ato me sindromën Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser (MRKH) – ose barku i të cilave nuk funksionon.
Amy Isabel mori emrin e tezes së saj.
“Ishte thjesht e vështirë të besoja se ajo ishte e vërtetë. E dija që ajo ishte e jona, por thjesht vështirë ta besoja”, tha më tej Davidson, nëna e vajzës.
Davidson ka lindur me Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser, një gjendje e rrallë që prek rreth një në çdo 5000 gra. Do të thotë se ato kanë një mitër të pazhvilluar ose të munguar.
Megjithatë, vezoret janë të paprekura dhe ende funksionojnë për të prodhuar vezë dhe hormone femërore, duke e bërë të mundur ngjizjen nëpërmjet trajtimit të fertilitetit.
