Live

Njohja e pasaportës, reagon edhe Gani Jakupi: Duket sikur Spanja më në fund i ka thërritur mendjes

21:59 / 06 Janar 2024

Nga Kosova Live

Gani Jakupi, artisti i shumëpërfolur që është angazhuar si lobues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, për një shumë të lartë parash, ka folur për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.

“Seems like Spain has come te senses!”, ka shkruar ai që mund të përkthehet si “Duket se Spanja përfundimisht erdhi në vete” apo “i ka thërritur mendjes”.

Deputetja e shumicës parlamentare nga radhët e Partisë Guxo i ka dhënë merita edhe Gani Jakupit që Spanja ka njohur pasaportën e Kosovën.

“Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pa ndarë me perëndimin.

Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë.

Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit.

Vazhdojmë!”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua