Live

NSA në krijimin e një “ushtrie” kibernetike

13:44 / 24 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) po formon një”ushtri” rreth sigurisë kibernetike. NSA do të formoje një Drejtori për siguri për “white hackers “, që implementimi I saj do të nisë më 1 tetor.

Ketë drejtori do ta udhëheq këshilltar I tanishëm I NSA Anne Neuberger . Ky I fundit kishte qene zyrtari kryesor i rrezikut dhe kreu i Grupit të Vogël të Sigurisë së Zgjedhjeve të NSA / USCybercom, i cili ka punuar kundër përfshirjes së huaj gjatë zgjedhjeve afatmesme të SHBA në 2018.

“Kjo qasje e re për sigurinë kibernetike do ta pozicionojë më mirë NSA-në për të bashkëpunuar me partnerët kryesorë në të gjithë qeverinë amerikane, si US Cyber Space , Departamenti i Sigurisë Kombëtare etj…”, tha NSA në një deklaratë të martën. “Kjo gjithashtu do të na mundësojë që të ndajmë më mirë informacionin me klientët tanë në mënyrë që ata të jenë të pajisur për të mbrojtur kundër aktiviteteve kibernetike me qëllim të keq”

Shpërndaje në

U Kopjua