Në janar, Albin Kurti i referohej Lidhjes Demokratike të Kosovës me nofkën përçmuese “LyDyKyhi”. Sot, me një ton krejtësisht tjetër, ai iu drejtua kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut, si “i nderuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, transmeton Klankosova.tv.
Në tubimet zgjedhore në janar, Kurti nuk kursehej nga sulmet ndaj LDK-së. Ai e kishte përdredhur emrin dhe akronimin e partisë, duke thënë:
“LyDyKyhi nuk është lidhje, por lodhje. Nuk është demokratike, por dokrratike. E në përgjithësi, mender me thanë opozita, po i japin zor mule anej e knej për vend të dytë. Poget e kanë edhe pa ata vetë që s’ka ymyt.”