Live

Nuk ka paqe, Andi e ofendon Xhulin

09:13 / 18 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Përplasjet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’, Juliana dhe Andi duket se po i vazhdojnë edhe jashtë lojës së shtëpisë së famshme.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga përfundimi i edicionit të parë të ‘reality show-t’ të famshëm, duket se mes ish-konkurrentëve nuk ka paqe.

Gjatë ditës së sotme, Juliana publikoi një video nga Time Square ku është shfaqur fotografia e saj për disa sekonda në ekran të madh.

Për të ky ishte një realizim ëndrre, por Andi nuk është vonuar dhe ka lënë komentin e tij për videon. Ai madje ka publikuar fotografitë e Julianës në ekranin e madh të ‘Times Square’, shoqëruar me një ‘emoji’ të palaços.

Shpërndaje në

U Kopjua