Live

Nuk u ndje mirë në punë, 71-vjeçari nga Gjakova vdes rrugës për në spital

15:51 / 08 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një person ka humbur jetën të dielën në Gjakovë, pasi nuk ishte ndjerë mirë në vendin e punës dhe i njëjti kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në emergjencë.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se viktima është Bekim Kastrati, 71 vjeçar.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se Kastrati ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Qendrën Emergjente.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

Shpërndaje në

U Kopjua