Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se numri përmes të cilit është bërë kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës është i një shtetasi serb të quajtur Lazar Zhivkoviq. Ai në një postim në Facebok ka shkruar se në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.
Por, kush është Ratko Mladiq?
Ratko Mladiq është ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska. Mladiç, u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Dhoma Gjyqësore la në fuqi vendimin e shkallës së parë që liron Ratko Mlladiqin nga akuza për gjenocid në gjashtë komuna boshnjake: Foça, Vlasenicë, Kljuç, Sanski Most, Kotor Varosh dhe Prijedor.
Si ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska gjatë kohës së luftës, ai u dënua me burgim të përjetshëm në një vendim të shkallës së parë në vitin 2017 nga vendimi i shkallës së parë i ICTY-së.
Ai u shpall fajtor për gjenocidin e kryer kundër afërsisht 8,000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara (OKB), në verën e vitit 1995, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë BiH-në, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.
Ai u dënua për 10 nga 11 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjatë gjyqit, i cili filloi më 16 maj 2012 dhe zgjati 530 ditë, u thirrën 592 dëshmitarë dhe u paraqitën rreth 10,000 prova. Gjykata mori në konsideratë gjithashtu 2,000 fakte të gjykuara.
Ai ishte fshehur në Serbi për 16 vjet
I arratisuri më i kërkuar i Hagës, i cili ishte fshehur nga drejtësia për gati 16 vjet, u arrestua në Serbi më 26 maj 2011 dhe gjashtë ditë më vonë u ekstradua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.
Padia e parë kundër tij u ngrit më 24 korrik 1995.
Ai lindi në vitin 1943 në Božanovići pranë Kalinovikut. Që nga diplomimi në Akademinë Ushtarake në Beograd, ai ka qenë në shërbim aktiv ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave (JNA).
Para fillimit të luftërave në ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), në vitin 1991, Presidenca e RSFJ-së e gradoi Mlladiçin në Gjeneral Major dhe në prill të vitit 1992, në fillim të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Gjeneral-Nënkolonel.
Në maj të vitit 1992, ai u emërua Komandant i Shtabit Kryesor të Ushtrisë së sapoformuar të Republika Srpska.