Një burrë është arrestuar në Kijevë të Malishevës, i cili dyshohet se pas një fjalosje në komunikacion, ka dëmtuar xhamin e veturës së viktimës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 13:40, një qytetar kosovar ka raportuar se pas një fjalosjeje me një person tjetër, gjithashtu mashkull kosovar, në fshatin Kijevë – Malishevë, ky i fundit i ka dëmtuar xhamin e veturës së tij. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore i janë përgjigjur rastit. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj.