Live

Nxënësit në shkollën “Pavarësia” detyrohen të paguajnë për sigurimin – flet kryetari i Këshillit të Prindërve (VIDEO)

12:08 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Për të pasur dy roje fizike, SHFMU“Pavarësia” në Prishtinë, më saktë në lagjen Mati1, ka “detyruar” nxënësit të dërgojnë nga 2 euro për muajin maj dhe qershor.

Të përfshirë në këtë pagesë shkruhet se janë parafillorët deri te nxënësit e klasës së nëntë.

Kryetari i Këshillit të Prindërve në Prishtinë, Nexhmi Hoxha, tha në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM,  se kjo situatë është pasojë e mungesës së një rregulloreje apo mbështetjeje nga institucionet përgjegjëse.

“Në mungesë të stafit dhe një rregulloreje qoftë nga Ministria e Arsimit apo Drejtoria Komunale e Arsimit, prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve dhe vijnë deri tek një organizim i tillë”,  deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se një model i tillë është zbatuar me sukses në Shqipëri, ku prej dy vitesh në çdo shkollë është i pranishëm një oficer sigurie i trajnuar dhe i licencuar, me bazë ligjore.

Shpërndaje në

U Kopjua