Live

Oriola Marashit i’a hakojnë instagramin

10:24 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Modelja Oriola Marashi dje është hakuar. Modelja njoftoi se dje dikush I ka hyrë në instagram për të postuar një fotografi.

Ajo kritikoi mediat duke thënë që ato mezi spresin ti krijojnë aludimet e veta Brenda sekondit.


Në postime thuhej se kinse vetë Oriola ka shkruar se shkon në shtrat me lekë së bashku me Kejvinën.

Ky është reagimi i modeles:

“Kjo foto eshte bere 5 minuta para. E dashur Jeta Osh Qef dhe portalet e tjera te lajmeve, “gazetaret” e te cileve moren disa minuta nga jeta e tyre e pakuptimte per te shkruar dhe per t’u thene lexuesve qe Oriola Marashi ka dale nga binaret, dhe pret oferta serioze per seks me leke,

Po ju drejtohem juve qe ta marrin vesh edhe te tjerët: Nuk do shume mend qe faqja ime e Instagramit është hakuar, dhe “njoftimet” e lena ne faqen time, tashme te fshira, janë ceshtje inati. Kështu qe kursejini titujt “Oriola pret oferta për seks” dhe “Oriola ka dale nga binaret”, ose përndryshe bashke do puqemi ne rruge te tjera te cilat juve nuk do t’ju pëlqejnë. Askush nga ju nuk e mori mundimin te me kontaktoje personalisht dhe te kërkoje një prononcim nga ana ime ( e meqë ra fjala, unë nuk jam gazetare por e di qe kaq gjë duhet ta kishit bere). Nuk kam pse te sqaroj asnjë, dhe nuk kam pse t’i jap llogari askujt, por shqiptaret mesa duket ende besojnë çdo gjë qe shkruhet ne internet dhe marrin çdo shpifje për seriozisht. Te dashur lexues te këtyre mediave qesharake dhe karagjozë: Oriola nuk bën seks me leke. Oriola nuk pret oferta. Oriola nuk ka dale nga binaret. Përkundrazi, jam shume e shëndetshme mendërisht. I vetmi njeri këtu qe ka probleme mendore është personi qe me ka hakuar Instagramin (te cilin unë do ta ekspozoj shume shpejt), dhe “gazetaret” qe guxojnë shkruajnë lajme me tituj te tille vetëm për clickbait pa menduar qe unë kam ndjenja dhe kam edhe familje, dhe fjalët nuk te vrasin por te lendojnë.
Kete moment (reagimin tim) duhet te kishit pritur për lajm, jo absurditetet qe shkruan qe me ka hakuar instagramin. Se nuk thonë kot: Mund te largosh djalin nga fshati por jo fshatin nga djali. ;)”, tha ajo në postimin e bërë.

Shpërndaje në

U Kopjua