Live

OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri që udhëhiqeshin nga Beogradi

20:24 / 23 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”. OSBE ka bërë një reagim duke kërkuar që mbyllja e këtyre objekteve do të duhej të zgjidhej përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Në reagimin e OSBE-së thuhet “Misioni vëren se mbyllja e së premtes e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi do të ndikojë në aksesin në shërbimet kryesore për komunitetet joshumicë. Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale. Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në

U Kopjua