Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të bëjë bashkë në Tiranë udhëheqës nga i gjithë kontinenti, të premten, më 16 maj.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.
Në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Kosova, vendi do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Për Klankosova.tv, Bekim Kupina, këshilltar për media në presidencë, ka pohuar se Osmani do të jetë të premten në Tiranë për samitin në fjalë.
“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, u shpreh Kupina.
Tema e takimit që mbahet në kryeqendrën shqiptare është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
47 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Siç bëhet e ditur në agjendën e publikuar në faqen e Këshillit Evropian, tri tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë do të zhvillohen më pas rreth temave si: siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, përfshirë luftën agresionale të Rusisë kundër Ukrainës, konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike si dhe sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve
BE-ja do të përfaqësohet në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,