Live

Osmani iftar në Shtëpinë e të Moshuarve: Solidariteti është vlerë, sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë

17:12 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani iftarin e së premtes e bëri në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, gjersa theksoi se solidariteti është vlerë, e sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë.

Osmani në një postim në Facebook falënderoi organizatën “Jetimat e Ballkanit”, për punën e tyre të jashtëzakonshme për t’ju dhënë shpresë dhe për t’i bërë me strehë shumë nevojtarë.

“Mbrëmë patëm nderin të jem pjesë e një iftari të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit Halil Kastrati. Ky iftar  ishte një mundësi për të shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë tonë.

Falënderim i veçantë për organizatën “Jetimat e Ballkanit”, për punën e tyre të jashtëzakonshme për t’ju dhënë shpresë dhe për t’i bërë me strehë shumë nevojtarë.

Solidariteti është vlerë, e sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë”, shkruan Osmani. 

Shpërndaje në

U Kopjua