Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nderuar sot kujtimin e heroit Ilir Konushevci dhe mjekut Hazir Malaj, të cilët u vranë në një pritë gjatë përpjekjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri.
Në mesazhin e saj në Facebook, Osmani i quajti ata “simbol i përbashkimit të dijes dhe armës, i guximit dhe humanizmit”, duke theksuar se kujtimi për ta është një zotim i përhershëm për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e tyre.
“Vrasja e tyre ishte një humbje e rëndë për UÇK-në, por një gur themeli për lirinë dhe shtetin për të cilin ranë”, u shpreh ajo, duke shtuar se drejtësia për ta mbetet një obligim i pazëvendësueshëm.