Live

Osmani kujton heroin Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies së tij

10:17 / 19 Prill 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies së tij.

Osmani ka thënë se Sali Çekaj, përveç lider ushtarak, ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer, i cili për realizimin e idealit të tij ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare.

Postimi i plotë i presidentes:

Presidentja Vjosa Osmani kujton përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj

Sali Çekaj, përveç lider ushtarak, ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer, i cili për realizimin e idealit të tij ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare

Shembja e kufirit në mes shqiptarëve ishte përmbushja e idealit, të cilin konkretisht e kishte filluar që nga viti 1991 kur kishte realizuar përgatitjet stërvitore ushtarake në Shqipëri së bashku me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarin Zahir Pajaziti.

Veprimtaria e bujshme politike e ushtarake, cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej organizatori e lideri të vërtetë, si dhe rënia e tij heroike në Betejën e lavdishme të Koshares, e bëjnë atë ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës.

Qoftë i përhershëm kujtimi për heroin Sali Çekaj!

Shpërndaje në

U Kopjua