Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga homologu i saj letonez Edgars Rinkevics.
Ajo u shpreh se miqësia mes dy vendeve është e palëkundur.
“Faleminderit Presidentit Rinkēvičs dhe Republikës së Letonisë për pritjen e ngrohtë dhe miqësinë e palëkundur ndaj Kosovës!”, u shpreh Osmani.
E para e shtetit të Kosovës po e zhvillon një vizitë zyrtare në Letoni.