Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, që ka nisur sot në Tiranë.
Këtë, Osmani e tha para mediave atje.
E para e shtetit do të bashkëkryesojë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tryezën e liderëve me temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.
Osmani konfirmoi se nuk e ka në listën e të ftuarave Vuçiqin për këtë tryezë.
Në Tiranë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku po marrin pjesë delegacione nga rreth 50 shtete evropiane e të Ballkanit Perëndimor.